Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme

Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide

Përkundër pandemisë Covid-19, masave shtrënguese dhe krizës ekonomike, Ballkani Perëndimor mbetet një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian.

Besueshmëria dhe siguria e tij janë në rrezik. Kështu shprehet i dërguari Special i BE për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, me synimin për normalizimin midis dy vendeve, Miroslav Lajçak, në një intervistë për francezen “Le Monde”.

Zyrtari i lartë i Brukselit flet edhe për një temë që duket si e kaluar dhe harruar në Ballkan: idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo është një ide shumë e rrezikshme.

Çfarë e ndryshon ardhjen e Joe Biden për Ballkanin dhe çfarë mësimesh merrni nga ndërmjetësimi i dështuar amerikan në vitin 2020 midis Serbisë dhe Kosovës?

Lajçak: Treguesit e parë janë emrat e stafit të tij. Ata kanë një histori për shkak të intevisteve të tyre politike dhe njerëzore në rajon.

Në veçanti Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe nënsekretarja e Shtetit për Çështjet politike Victoria Nuland. Ne kemi punuar me ta në të kaluarën dhe i dimë mendimet e tyre.

Gjëja më e rëndësishme për mua është edhe një herë konfirmimi se uniteti SHBA-BE është një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, nga Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mbështetur gjithmonë rolin udhëheqës të BE-së.

BE nisi një përpjekje të re në korrik 2020, por erdhën problemet ligjore të Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte ...

Lajçak: Po, ne kemi rifilluar dialogun pas një pezullimi 20-mujor. Më shumë se kaq, ne kemi ripërcaktuar procesin. Ne ramë dakord me Prishtinën dhe Beogradin që nuk do të angazhoheshim në një seri negociatash teknike, por në favor të një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese. Asnjë çështje nuk duhet të lihet jashtë, siç janë lënë në të kaluarën. Siç janë pretendimet e ndërsjellta financiare ose mosmarrëveshjet pronësore.

Temat e tjera janë diskutuar, por kurrë nuk përfunduan në zbatim. Pra, të dy palët e dinë saktësisht se çfarë po negociohet. Ne tashmë kemi përfunduar diskutimet për personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik. Por asgjë nuk zgjidhet pa zgjidhje..

I dërguari special ka dhënë përgjigje edhe për pyetjen që rëndom bëjën perendimorët: "Në fund çfarë do të fitojë Beogradi?".

“BE është shumë e qartë në premtimet e saj të integrimit, me kusht plotësimin e kritereve dhe kryerjen e reformave të nevojshme. Kosova dhe Serbia e dinë se normalizimi është një parakusht. BE është një entitet shumë i fortë. Ne jemi si një cisternë, që nuk kthehet lehtë. Zgjerimi është një politikë zyrtare e BE, në bazë të angazhimeve të samitit të Selanikut (në 2003)"

Rajoni Lajme intervista Kosovë Lajmi i fundit BE dialogu kosove-serbi le monde

EMISIONET