Rruga e Urës së Lumit në Gjirokastër është bërë pothuajse e pamundur.

Këto pamje dëshmojë mungesën e investimeve prej vitesh në këtë zonë.

Banorët aty thonë se më të vështirë e kanë fëmijët.

“Përpara nesh është një liqen, nuk kemi mundësi për të kaluar me makina dhe fëmijë.”

“Nuk i çojmë dot fëmijët në shkollë.”

Ata thonë se Bashkia e cila drejtohet nga Flamur Golemi, nuk ka vendosur as edhe një kosh për mbeturina.

“Të na sjellin edhe një kazan për mbeturinat, që të mos i hedhim rrugëve.”

“Këtu nuk ka ndriçim fare, ne i paguajmë taksat të gjitha.”

Ndriçimi në rrugë është një tjetër problem për banorët, ndërsa thonë se zyrtarët shkojnë atje vetëm për vota.

“Vijnë për hall, kur kanë votat, askush nuk na shikon.”

“Të na çojnë së paku dy llamba.”

“Këtu kur bie shi rri aty si oqean, pse të mos vijë bashkia ta shikojë.” Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje dhe që bashkia të kthejë sytë edhe nga ta.