Edhe pse janë pranë qytetit të Fierit, banorët e lagjes periferike e ”Mbrostar Ferko” po përballen me mungesë të madhe të investimeve.

Ata që kanë ardhur nga fshatrat, thonë se erdhën për një jetë më të mirë, por u ndanë të zhgënjyer.

“Unë kam ardhur nga fshati dhe duam të ikim prapë sepse nuk jetohet unë ika nga balta, nga Mallakastra jam, ika nga balta erdha në baltë më keq” shprehet një nga banorët e kësaj lagjeje.

Mungesa e ujit të pijshëm është problemi kryesor që ata hasin.

”Këtu ujë vetëm po erdhi boti marrim ujë për të pirë se për tu larë e gjejmë kështu”.

”Kanalizime s’ka, ujë të pishëm jo” thonë disa nga banorët e kësaj lagjeje.

Bashkia e Fierit e drejtuar nga Armando Subashi, nuk ka ndërhyrë as në kanalizime dhe rrugë, që sa herë bie shi bëhen të pakalueshme.

”Kanalizimet shikoi vetë” shton ai.

”Rruga është problem si s’është problem po s’pate rrugë një ujë dy” thotë një banor tjetër.

”Këto kanalizime e gjithë jeta e këtij komuniteti këtu është kanalizimi i ujërave të zeza” shprehet banori.

Lagja ”Mbrostar Ferko”  ka një numër të konsiderueshme familjesh.

Prandaj ata shtojnë se mungesa e një shkolle ose një kopshti e ka vështirësuar akoma më shumë jetesën, ndaj e kanë konsideruar shpesh mundësinë e ikjes.