Laç, përplaset makina me motorin, humb jetën 65-vjeçari

Laç, përplaset makina me motorin, humb jetën 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç.

Si pasojë e përplasjes së një makine me një motor pranë një karburante, ka mbetur i vdekur një 65-vjeçar.

"Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin Pashk Perkola , 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Kronike makina aksident lac humb jeten motori

EMISIONET