La të burgosurin në izolim me pranga, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Beratit

Drejtori i burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi është pezulluar nga detyra me urdhër të gjykatës së Beratit.

Shkak është bërë një vendim gjykate pasi akuzohet pë veprime arbitrare ndaj një të burgosuri.

Kallzimi penal është bërë nga avokati i të burgosurit Krios Vangjeli më 16 janar 2020. I burgosuri thotë se është mbajtur në dhomën e izolimit me pranga përtej afateve që e lejon ligji nga datat 13 - 20 janar 2020.

Pas pezullimit nga detyra Këlliçi apeloi vendimin në gjykatën e Apelit  Vlorë ndërsa ka dorëzuar zyrën pasditen e së enjtes, 25 shtator 2020.

Ndërkohë në burgun 313  është arrestuar stomatologu pasi akuzohet se ka ndihmuar për të futur drogë në ambientet e burgut 313 në Tiranë.   

Vendi Lajme Kronike burgu i besarit pezullohet drejtori

EMISIONET