Ka ardhur përgjigja zyrtare nga La Liga për sa çështjes “Mesi”.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi më i lartë i futbollit në Spanjë, ka sqaruar se çdo klub që do të tentojë të marrë yllin argjentinas duhet të paguajë klauzolën dhe se “pleshti” nuk mund të largohet dot falas.

Nuk flitet për shifër, por në media është thënë herë pas here që ajo kap shifrën e 700 milion eurove. Një shifër stratosferike kjo, që e bën të pamundur largimin e tij nga katalanasit, deri në përfundim të kontratës.

La Liga bën me dije se nuk do të lëshojë lejekalimin e Mesit në rast se klubi që e blen nuk do ta paguajë klauzolën e largimit.