Tenori i njohur, Agim Hushi u detyrua të largohej i zhgënjyer nga Shqipëria drejt Australisë. Në një lidhje direkte me skype për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Hushi ka treguar arsyen pse u detyrua të largohej nga atdheu i tij duke mos lënë pa përmendur jetën dhe karrierën që ka në Australi.

“Une kam marrë pasaportën në 1998, në 1997 kam ardhur. Kam jetuar 12 vjet në Vjenë si pedagog i Vjenës. Më pas u ktheva 2-3 vite në Shqipëri, e provova, Shqipëria ishte..siç është Shqipëria e mrekullueshme por një zhgënjim total. Më pas u detyrova të kthehem në Australi”– tregon tenori.

Gjatë intervistës tenori u ndal dhe te dashuria tjetër e tij, ajo e letërsisë. Ai tregoi se ka tre libra gati dhe se libri i parë pritet që të dalë shumë shpejt.