Teksa vitet kalojnë kuptojmë se po plakemi dhe e dimë që ngrënia e sa më shumë frutave, perimeve dhe drithërave mund të na ndihmojnë të jetojmë më gjatë.

Por, cilat janë ushqimet që përshpejtojnë plakjen?

Ju ndoshta jeni tashmë të vetëdijshëm që ngrënia e një pice çdo natë nuk është gjëja më e mirë për ju, por ajo që tregon hulumtimi i ri është mjaft alarmante për sa i përket asaj që ushqimet e përpunuara në të vërtetë po i bëjnë trupit tonë.

Studiuesit nga Universiteti i Navarra në Pamplona, ​​Spanjë, kanë zbuluar se ngrënia e ushqimit të përpunuar është e lidhur në mënyrë të konsiderueshme me plakjen qelizore.

Kjo përfshin ushqime si vakte të ngrira, bukë të paketuara, pije freskuese, proshutë dhe sallam, ushqim të shpejtë, biskota të paketuara, ëmbëlsira, meze të kripura dhe madje edhe “ushqime të shëndetshme” si biskotat e ëmbëlsuara, drithërat dhe proteinat pluhur.

Me pak fjalë sa më shumë të hani ushqime të pashëndetshme aq më shpejt do të plaken qelizat tuaja.