PS rrëzon Metën për policinë dhe nis hetimet për Bashën

PS rrëzon Metën për policinë dhe nis hetimet për

Ashtu siç pritej mazhoranca nuk ka reflektuar për të bërë ndryshimet e kërkuara nga Presidenti në ligjin për policinë.

Në dekretin e Kreut të Shtetit nënvizohej shqetësimi se duke i dhënë të drejtë policisë së shtetit për të vëzhguar dhe regjistruar pa lejen e prokurorit, qeveria mund ta përdorë në zgjedhje kundrejt kundërshtarëve të tyre politik.

Të majtët jo vetëm e rrëzuan dektretin e Metës, por hodhën edhe dyshime mbi takimet e këtij të fundit.

Balla: Dua të them dy fjalë për dekretin për kthimin e ligjit “Për policinë e shtetit”. Ligji është diskutuar për një kohë shumë të gjatë në Kuvendin e Shqipërisë, ka marrë kohë të gjatë. Gjej rastin ta falënderoj ministrin e Brendshëm për korrektesën që ka treguar në marrëdhënien me Kuvendin.Të gjitha përpjekjet, në krye të të cilave është vënë Ilir Meta, Presidenti i Republikës që natën takohet me ish-policë të larguar nga policia e shtetit për shkak të përfshirjes në aktivitete kriminale dhe  ditën bën sikur shqetësohet për Policinë e Shtetit.

Presidenti duhet të heqë dorë nga të bërit politikë me dekretet. Nuk i shkon që Kryetari i Shtetit të etiketojë apo sulmojë policinë e shtetit.Është e patolerushme, është e papranueshme Ilir Meta që të vonojë ligjin për buxhetin e shtetit. Është miratuar në Kuvend dhe Presidenti i Republikës për turpin e vijon ta mbajë peng ligjin për buxhetin e shtetit duke vonuar përgatitjen që duhet të bëjë qeveria për përballimin e situatës së COVID, në veçanti sigurimin e vaksinë

Prej më shumë se dy javësh buxheti i shtetit për vitin 2021 është miratuar në Kuvend, por ende nuk ka marrë firmën e Presidentit Meta.

Parlamaneti me 85 vota miratoi përbërjen me 9 deputetë të komisionit të posaçëm që do të kërkojë të hedhë poshtë pretendimet e raportit të Dick Marty dhe lidhjet e Lulzim Bashës me hetimet ndaj ushtarëve të UÇK.

Ky Komision do të drejtohet nga Ulsi Manja, i njëjti deputet kryesoi komisionin, i cili pretendonte se do të shkarkonte Ilir Metën.

Kuvendi miratoi gjithashtu marrëveshjen me BERZH për infrastrukturën me 91 vota pro ndërsa marrëveshja po me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për 15 milionë euro hua për përballjen me COVID është miratuar me 94 vota pro dhe 4 kundër.

Marrëveshja e fundit, ajo me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e 2 mijë banesa në Durrës është miratuar nga deputetët me 92 vota pro dhe 6 kundër.

Vendi Lajme Politikë kuvend seanca plenare

EMISIONET