Kuvendi njofton masa anti-covid: Kufizohet kohëzgjatja e seancave plenare, mbledhjet e komisioneve online

Kuvendi njofton masa anti-covid: Kufizohet kohëzgjatja e seancave plenare,

Kuvendi i Shqipërisë, pas infektimit të disa deputetëve, ka marrë masa anti-Covid.

Kuvendi i Shqipërisë nëm me dije se me vendim të Konferencës së Kryetarëve, është kufizuar kohëzgjatja e seancave plenare, si dhe koha e diskutimeve.

Ndërsa, mbledhjet e komisioneve parlamentare, Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve zhvillohen online.

Deputetët në sallë mbajnë maska dhe ulen duke respektuar distancën fizike, duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe mjediset e tjera të sallës së seancave, galerinë dhe lozhat.

Sipas Kuvendit, këto masa nuk kanë ndikuar në produktivitetin dhe rezultatet e punës së Kuvendit, të seancave plenare dhe të komisioneve.

Vendi Lajme Politikë masat anti-covid kuvendi seanca plenare kohezgjatja

EMISIONET