Kuvendi i Shqipërisë ka konstituar me 95 vota komisionin e posaçëm parlamentar për të shqyrtuar kandidaturat e për organet e KQZ-së së re.

PS ja kanë besuar këtë detyrë Damian Gjiknurit, Alket Hysenit dhe Adnor Shametit, ndërsa 3 grupet e opozitës parlamentare do të përfaqësohen nga Myslim Murrizi dhe Edmond Stojkut. Ndërsa PD dhe LSI kanë mandatuar si të dërguar të posaçëm në këtë komision Oerd Bylykbashin.

Te premten afati i fundit
Të premten në orën 16:00 përfundon edhe afati për të aplikuar në një nga postet e KQZ. 33 emra kanë dorëzuar dosjen e tyre për të gararuar për kryekomisioner, nënkomisioner, Rregullatorin dhe KAS-in.
Ish-prokurori Theodhori Sollaku, anëtari ende në detyrë i KQZ-së Bledar Skëndëri, ish-ministrja e Financave të PD Helga Vukaj, ish-krytarja e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe ish-anëtari i këtij institucioni Hysen Osmani kanë shprehur interesin e tyre për KQZ-në e re e cila duhet të jetë gati deri me 18 tetor.

Përveç komisionit për ngritjen e KQZ-së, në parlament ministrja e shtetit Elisa Spiropali kishte edhe një kërkesë për përfaqësuesin e saj në Këshillin politik, i cili do të mbledhet nesër në orën 10:30.

Por deputetët e opozitës në parlament, pavarësisht se janë të përfshirë në të gjitha komisionet parlamentare dhe ekstraparlamentare, sërish kanë ende pakënaqësi.

PS ka vendosur që brenda 30 shtatori ndryshimet kushteteuse të implementohen në KOD zgjedhor, me apo pa dakordësinë e PD në Këhsillin politik.

KANDIDATËT PËR KQZ-në

  1. Theodhori Sollaku
  2. Bledar Skënderi
  3. Lefteri Lleshi
  4. Hysen Osmanaj 
  5. Lealba Pelingu
  6. Ledio Braho
  7. Helga Vukaj
  8. Dritan Caka
  9. Odeta Berberi
  10. Arenc Cela 
  11. Irsa Ruci
  12. Agim Paskali
  13. Halil Hyseni
  14. Anjeza Dajzmaili
  15. Spiro Maliqi
  16. Naim Mecalla
  17. Redinela Beqiraj
  18. Durim Grabova
  19. Farie Osmani
  20. Arben Xhiku
  21. Përparim Shullazi
  22. Eldrina Karafili
  23. Haki Mustafa
  24. Arben Isaraj
  25. Odeta Seferaj
  26.  Lindita Tako
  27. Kamerion Salillari
  28. Ardian Myslimaj
  29. Besnik Maho
  30. Eldrina Karafili
  31. Artan Kodheli
  32. Sali Shehu
  33. Leonard Gremshi