Kushtetuesja deri në fund të vitit, mazhoranca i shtrin dorën Metës për bashkëpunim

Kushtetuesja deri në fund të vitit, mazhoranca i shtrin dorën

Mazhoranca i shtrin sërish dorën e bashkëpunimit Presidentit Ilir Meta për të ngritur institicionet e drejtësisë, si një nga kushtet për ta çuar Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat me BE-në.

Pas thirrjes së ndërkombëtarëve, për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt, socialisti Taulant Balla vendos sërish një "deadline" për institucionet shqiptare për këtë institucion që është jashtë funksionit prej 2 vitesh.

Këtë optimizëm të përfaqësuesit të PS nuk e ndan Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Balla: Dua t'i bëj thirrje dhe institucioneve të tjera sepse në këtë proces është i përfshirë dhe Presidenti i Republikës që në funksion të këtij objektivi, pra vendosjen me efektivitet të plotë të Gjykatës Kushtetuese ta kemi të gjithë si deadline fundvitin 2020.

Madje tendencën për një zbutje të marrdhënies së mazhorancës dhe Presidentit, Balla premtoi se do ta demonstrojë me paketën antishpje.

Balla: Këtu gjej rastin për të qetësuar shpirtrat e trazuar që në fund të fundit komisioni parlamentar dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk do të bëjnë asgjë tjetër veç asaj që ka sygjeruar Venecia ta kthejnë në Shqip.

Pyetjes se kur do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në komisionin e integrimit nuk nxiton për të caktuar një datë, ndërsa fundvitin e sheh si një datë ideale.

Cakaj: Varet  e gjitha nga situata në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Pakënaqësitë e socialistëve ndaj Gent Cakaj e kanë lakuar si një nga emrat që Edi Rama mund ta zëvendëosjë nga kabineti i tij.

Dhe ky fenonemen u vu re edhe në komisionin e integrimit, ku jo vetëm deputetët të pakicës parlamentare, por edhe socialisti Taulant Balla u shpreh i pakënaqur nga prezantimi i Ministrit të Jashtëm në detyrë përsa i përket planit të veprimit për plotësimin e 15 rekomandimeve të Këshillit Europian.

Balla: Padyshim që plani nuk ishte tejet e detajuar.

Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushtet e vendosur nga unioni për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare.

Vendi Lajme ilir meta Politikë taulant balla zgjedhjet 2021 mazhoranca Aktualitet

EMISIONET