A do të vaksinohen fëmijët dhe gratë shtatzëna? Pëllumb Pipero jua tregon

A do të vaksinohen fëmijët dhe gratë shtatzëna?

Ditën e sotme në një lidhje direkte për Ora News  ka qenë mjeku, Pëllumb Pipero ku foli mbi fillimin e vaksinimit të popullsisë në vendin tonë  kundër Covid-19.

I pyetur nga gazetarja Siklajda Shorja, Pipero foli dhe mbi pyetjen që shumë prej nesh kërkojmë të dimë një përgjigje: A do të vaksinohen fëmijën nën 16 vjeç?

 Në lidhje me këtë çështje ai tha se deri tani gratë shtatzëna dhe fëmijët përjashtohen nga kategoria e personave që do të vaksinohen.

"Vaksina që janë çertefikuar deri tani përjashtojnë vaksinimin me to të fëmijëve dhe grave shtatzëna. Arsyeja pse e përjashtojnë është sepse kjo vaksinë nuk është aplikuar në ta, pra nuk ka eksperiencë klinike te fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna. Për dy arsye kryesore: së pari fëmijët kanë qenë më pak të prekur nga ky virus dhe shumë rrallë humbje jetë midis fëmijëve, gjithashtu po të njëjtat studime dëshmojnë të njëjtat gjetje edhe për gratë shtatzëna, të cilat janë më pak të infektuara dhe më pak të rrezikuara.

Dhe është parë e arsyeshme nga shkencëtarët që për këto fasha mos bëhen eksperienca klinike, duke mos patur një eksperiencë klinike këto fasha janë të përjashtuara nga vaksinimi. Ndërkohë, kompani të tjera janë procesin e çertefikimit dhe mund të kemi prej tyre eksperienca, gjetje dhe mundësi për të parë këto fasha të popullsisë, por t'ja lemë kohës"- thotë Pipero.

Lexo edhe: Një ditë pas vaksinimit, Pipero: Deri tani nuk kam efekte anësore

Vendi Lajme Covid-19 femijet pellumb pipero grate vaksinimi Intervista në Ora News pipero

EMISIONET