"Kush po bën politikë me të vdekurit?/ Shehu: Rama fliste për male me arkivolë. Prokuroria të mos flejë

"Kush po bën politikë me të vdekurit?/ Shehu: Rama fliste

Në një lidhje direkte për emisionin e lajmeve në RTV Ora, ish deputeti, mjek në profesion, Tritan Shehu ka komentuar situatën me pandeminë në vendin tone.

Sa i përket debatit rreth fotove nga morgue i Tiranës, të publikuara dhe në medi dhe pyetjes “Kush po bën politikë me të vdekurit”, Shehu u përgjigj:

“Realisht, problemet e mëdha të sistemit shëndetësor zgjidhen me politika shëndetësore. Pa dyshim kërkojnë menaxhim, politika shëndetësore adekuate, mbi të gjitha kur kemi përballë epidemira kaq të rënda siç është kjo e kësaj here.

Efektet dhe problemet e mëdhaja që ka sot sistemi shëndetësor me përballjen me këtë pandemi, pasoja të cilat bien mbi qytetarët, mbi shëndetin e qytetarëve, mbi jetën e qytetarëve, nuk lidhen me probleme teknike, nuk lidhen me mjekët, as me personelin, të cilët po bëjnë një punë heroike do të thoja për të përballuar një situatë kaq të vështirë, por lidhen dhe janë krejtësisht shkak i keqmenaxhimit të kësaj situate, që nga muaji shkurt, nga kjo qeveri. Janë pasojë e aventurizmave të saj. Janë pasojë e përdorimit të kësaj periudhe krejtësisht për propagandë dhe për të terrorizuar njerëzit në momente të caktuara nga kjo qeveri, nga ky kryeministër që muaj përpara fliste për mijëra të vdekur, për male me arkivole, për varre pa emra dhe pastaj nxjerr tanket në rrugë".

A prisni reagime nga Prokuroria?

Shehu: Unë shpresoj që të ketë. Prokuroria të mos bjerë pre e intimidimeve të kryeministrit. Shpresoj të mos bjerë preh e apatisë dhe e gjumit.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 565 raste të reja me Covid-19 dhe 14 viktima.

Vendi Lajme rtv ora Covid-19 Politikë Aktualitet

EMISIONET