"Kush na përfill ne" komuniteti rom mes jetesës çnjerëzore: Veliaj na tha që do iu bëj me shtëpi po fitova vota

"Kush na përfill ne" komuniteti rom mes jetesës

"Ka thënë Erion Veliaj që po fitova unë vota, do iu bëj të gjithëve me shtëpi. Ka marrë vota nga ne, s'na ka strehuar."

Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës u ka premtuar se do ti strehonte në shtëpi, sot 20 familje të komunitetit rom vazhdojnë të jetojnë në baraka, ku pothuajse gjithçka mungon. Me vendim bashkie ata u dëbuan nga zona e ish-parkut të Autobusëve në zonën e Tufinës.

Mes mbeturinave e pluhurit, thonë se nuk kanë asgjë.

"Të na sjellin një banjo, të na heqin këto plehrat, që edhe fëmijët tonë të mos shkojnë atje. Edhe të na strehojnë në ndonjë shtëpi. Vështirë është jeta këtu. S'marrim ndihmë nga bashkia."

Ngjyra i privon të jetojnë si të gjithë të tjerët.

"Kush na përfill ne, ne jemi romë."

Në një kohë që higjiena është një ndër faktorët kryesorë për ruajtjen  nga virusi në këtë kohë pandemie,  komuniteti rom çdo ditë jeton me rrezikun e infeksioneve.

"Ne na shkojnë kalamajtë atje, mund të marrin infeksione. Ujë nuk kemi, banjo s'kemi. Nëpër ferra."

Vendi Lajme Erion Veliaj Sociale tufine komuniteti rom higjiene

EMISIONET