"Kush ka më shumë mandate...", Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

Gjatë intervistës së tij për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, përveç mënyrës se si do të votohet më 25 prill, foli edhe për atë çfarë pritet të ndodhë pas votimeve.

Ai shpjegoi edhe nenin 96 të Kushtetutës, sipas të cilit, qeverinë nuk e formon partia më e madhe por ajo që fiton më shumë mandate.

"Kanë ngecur të gjithë analistët e Ramës në këtë histori. I zuri papritur e gjithë kjo. Rama, duke u përpjekur të verë vetullat, nxorri sytë. Në momentin kur hoqi nga Kushtetuta një term që ishte "koalicioni zgjedhor". E hoqi. Harroi ta hiqte edhe nga neni 96.

Në nenin 96 nuk quhet koalicion zgjedhor. Quhet thjesht koalicion. Dhe kjo ka një rëndësi të madhe politike, kushtetuese. Nuk është një teknikalitet i thjeshtë.

Në paragrafin e parë të nenit 96 kemi presidentin që, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit më të madh. Dhe kjo menjëherë pas zgjedhjeve ose në mes të mandatit ka rënë qeveria dhe duhet bërë qeveri e re.

Koalicioni e përfundon detyrën ditën që prodhohet rezultati i zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve mund të krijojmë koalicione sa të duam dhe si të duam. Dhe marrëveshja e PD me LSI, ku dakordësia është që, kryeministri i ardhshëm është Lulzim Basha, ne i paraqesim presidentit kërkesën për mandatitimin e Lulzim Bashës si kryeministër. Çfarë do të thotë? Në momentin që koalicioni i PD, bashkë me LSI, kanë më shumë mandate, këtë kërkon mandati i parë, kush ka më shumë mandate, ai propozon.

Le të themi, për një arsye të caktuar, në vitin e dytë, qeveria vendos të riformohet, përsëri me të njëjtin kryeministër, në atë moment ne kemi sërish më shumë mandate, ritestohemi, ja kërkojmë sërish presidentit, marrim mandatin dhe bëjmë qeverinë.

Ai koalicioni aty nuk ka të bëjë me koalicionin parazgjedhor. Është koalicioni politik që mblidhet dhe ka më shumë mandate në momentin kur i propozohet presidentit kryeministri. Gjithë loja është kush ka më shumë mandate në momentin e propozimit. Një parti e vetme apo një koalicion partish...

Intervistoi Matilda Mcini, përgatit për web Aurel Rakipllari

Vendi Lajme Qeveria Ora News intervista Politikë Lajmi i fundit kryeministri oerd bylykbashi mandate kushtetuta Aktualitet zgjedhjet 25 prill 2021

EMISIONET