Kush është personazhi që është ndjerë i fyer prej Delina Dishës? Shfaqet në emision dhe ka dy fjalë për t'i thënë

Kush është personazhi që është ndjerë i fyer prej

Puna e aktorëve të humorit lidhet edhe me imitimin e personazheve të njohur, të cilët mund të mos i presin mirë këto imitime.

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në Rtv Ora, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi më shumë rreth përvojës së saj në këtë profesion, dhe mënyrës se si i kanë pritur personazhet imitimet e saja.

Sonila Meço: Si i presin personazhet imitimet e tua?

Delind Disha: Incident më ka ndodhur vetëm me zyshën time të psikologjisë. Është personazhi i parë që kam imituar kur kam startuar në "Portokalli". Ajo e priti pak keq, jo mirë. Por që me kalimin e kohës i kemi marrëdhëniet shumë të mira, flasim.

Sonila Meço: Je e sigurtë që ka qenë vetëm zysha e mërzitur për imitimet e tua, nuk është ndier ndokush tjetër i ofenduar, apo të ka ardhur në mënyrë indirekte ndonjë informacion?

Delinda Disha: Jo, jo. Brisi e priti shumë mirë, po ashtu edhe Grida Duma, shumë mirë. Me zyshën ishte i vetmi incident...

Sonila Meço: Je e sigurtë?

Delinda Disha: Në qoftë se keni marrë vesh ju ndonjë thashethem na e thoni...

Sonila Meço: Në fakt për ty qarkullojnë disa thashetheme. Unë nuk jam tipi që e ndjek shumë këtë gjë dhe duke qenë vetë në ekran, thashethemi nuk bën asgjë tjetër, përveç se argëton deri diku egon tonë. Krejt rastësisht u ndesha me një link, ti nuk do ta kesh lexuar, do të kishte dy vjet, diçka e tillë. Një personazh është ndjerë jashtëzakonisht i indinjuar dhe i fyer prej teje. Kishte fyerje, denigrime...Gjithsesi unë e kontaktova personazhin dhe ka dy fjalë për të të thënë:

Brisilda Shehaj: Zemër po ti me kazanin merresh?! Kazani atë punë ka, me atë punë do të merret, atë punë do të bëjë, ndërkohë miqësia jonë është shumë e bukur dhe sot do ta tregoj për herë të parë që njohja jonë ishte fiks pas interpretimit tënd të parë. Ti ke ardhur në zyrën time, shoqëruar nga një kolegia jote dhe unë kisha një kuriozitet të madh që të njihja. Ne u lidhëm të dyja që ditën e parë. Unë jam shumë e lumtur që ti po bën një karrierë shumë të suksesshme. Nuk të bën emri i vendit ku je, por emrin e bën dhe ti dhe jam shumë e lumtur për atë emision që ti po bën dhe që po tregon vlerat e tua si një artiste e vërtetë. Unë të kam shumë xhan, të puth shumë fort dhe do të vazhdojmë t'i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës sot e mot.

https://youtu.be/2VEzQbaRJ_E

Showbiz Lajme Vip/spektakël Thashetheme tempora sonila meco delinda disha

EMISIONET