Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

I ftuar në “Opinion”, ish-Kryeministri Sali Berisha teksa foli mbi vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, u shpreh se personi që e nxori në pritë ishte Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Blendi Fevziu: Azem Hajdari ishte një njeri që mbrohej, ishte një njeri që lëvizte në atë kohë me makina. Si shpjegohet që Azem Hajdari doli nga selia dhe eci në këmbë në një drejtim të panjohur, kur ai nuk lëvizte nga makina? Dhe nga Rogneri makina afrohej në derë për ta marrë. Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?

Berisha: "Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi".

Blendi Fevziu: Po si e nxori Fatos Klosi?  

Berisha: Kurth…

Blendi Fevziu: Po kurthin, kush ishte personi që i ngjalli besim që ai të dilte në këmbë dhe të bënte 100 metra?

Berisha: Në deklaratën time është thënë personi i cili më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrara Azem Hajdarin. Jo më i thashë, çfarë flet. Ishte i shfazuar… Sepse kështu më ndodhi tha, më mori në telefon filani më tha thuaji Azemit që është një makinë, diku aty. Po mirë i thashë unë, nuk ke vrarë ti… ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i PD. Aty kuptova, që kurthin e tillë e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të Shërbimit Informativ, në makinën nga e cila dolën vrasësit.

Vendi Lajme Politikë berisha prita Aktualitet vrasja e azem hajdarit fatos klosi

EMISIONET