E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, Flutura Kusari, këshilltare ligjore e Qendrës Evropiane të Shtypit u shpreh se situata e lirisë mediatike në vendin tonë është po aq e rëndë sa në Rusi.

Kusari: Shqipëria është një ndër vendet me prioritet me të cilën kalojmë shumë kohë në monitorim. Kjo pasi situata është po aq e rënduar sa është në Rusi. Historitë që dëgjova më herët janë shumë të ngjashme me atë që ndodh në Rusi.

Po frikësohen gazetarët edhe për postimet që kanë bërë në Facebook. Aktivizimi i forcave policore do të bëhej nëse ka thirrje për dhunë, ose nëse ka një rrezik të menjëhershëm. Çdo rast tjetër, ku nuk ka kërcënim dhe thirrje për dhunë, është cenim i lirisë së shprehjes.

Nëse kryeministri i një vendi ushtron dhunë psikike ndaj gazetarëve dhe i dhunon e intimidon ata, sigurisht që këtë do të bëjnë edhe forcat e policisë të cilët mund edhe t’i indimidojnë.