I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Kurti postoi disa minuta më herët për Marrëveshjen e Uashingtonit duke thënë se nuk do e respektojë atë në momentin që do të kthehet në zyrën e kryeministrit.

Ai po ashtu tha se ndërmjetësit nuk duhet të nxitohen që të kryejnë marrëveshje që shkaktojnë përcarje të tjera në mes të Ksovoës dhe të Serbisë.

”Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu sic ishte kundër ideve të Bushit. Simbolizmi nuk paguan qiranë, punët e bëjnë këtë”, shkruan Grenell. 

Më 4 shtator, kryeministri i Kosvës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nëshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në Uashington, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.