Pala kosovare dhe ajo serbe do të takohen më datën 2 shator në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë takim, ish-kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes,  Albin Kurti e ka ndërlidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen atje pas 80 ditësh.  

Kurti ka thënse se me Serbinë duhet të dialogohet si shtet fqinj, bazuar në parimin e reciprocitetit dhe me transparencë të plotë.

Megjithatë ai në fund të shkrimit shton se Kosova në negociatat me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë po shkojnë ata që nuk kanë legjitimitet, kredibilitet e as kompetencë.

“Sa i përket Serbisë, ne mund të dialogojmë si shtet fqinje, bazuar në parimin e reciprocitetit dhe pas përgatitjeve të duhura me transparencë të plotë. Ata që nga Kosova po duan të shkojnë në këto negociata të thirrura në 2 shtator nuk kanë legjitimitet, kredibilitet, autoritet e as kompetencë.

Rrjedhimisht, marrëveshjet e tyre janë të pazbatueshme, dhe nuk vlejnë as sa çmimi i letrës ku shkruhen”- ka shkruar Kurti.

Rreth 80 ditë kanë ngelur deri te zgjedhjet e reja në ShBA ku Presidenti Donald Trump përballet me kandidatin demokrat Joe Biden. Fushata atje po intensifikohet ende pa filluar zyrtarisht.