Një shtetas, administrator i një lokali dasmash në Fushë-Milot u gjobit nga policia pasi organizoi aktivitet në kundërshtim me kufizimin e përcaktuar.

Shtetasi me iniciale B.Gj. 44 vjeç u gjobit me shumën 1 milionë lekë të vjetra.

“Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1  restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit” – njofton policia.

Policia e Lezhës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.