Receta/ Si ta nxjerrësh të Sëmurin e Surrelit nga kafazi

Receta/ Si ta nxjerrësh të Sëmurin e Surrelit nga kafazi

Nuk më krijon habi fakti që kryeministri Rama ka marrë në telefon znj. Manjola Cakoni nga Thumana, vetëm pse kjo e fundit doli publikisht dhe denoncoi mashtrimin po kaq publik të Ramës se do ti lidhte pension për Alession që humbi babain, por që duhet të kishte 3 viktima, sikur të mos mjaftonin dy familjarë të humbur, për të përfituar atë mëshirë monetare, nëse do ta quanim kështu, se vetëm luks nuk mund të quhet.

Rama nuk e ka për herë të parë sjelljen arrogante.

Në fund të fundit ai qeveris në rrjetet sociale dhe jeton për to.

‘Donika’ e tij Elisa Spiropali, do e justifikonte ‘Skëndërbeun’ e saj imagjinar, duke thënë se në fund të fundit këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi këto në Hollywood bëhen edhe filma.

Ilir Beqaj do thoshte suksese në jetë.

Ervin Bushati do thoshte jemi më mirë se Italia, jemi duke kapur Gjermaninë.

Blendi Gonxhe do thoshte ‘Pasi ti dalë dhimbja futini një gjobë të mirë’.

Në fund të fundit kjo është Rilindja që qeveris nga bunkeri i Surrelit. Rilindja që nuk kërkon llogari për punë, por për klikime në facebook, për një Shqipëri surreale.

Ndaj nuk bën sens ti kërkosh llogari Ramës për Shqipërinë reale që jetojmë. Në fund të fundit a ishte Rama që merrte komentuesit në telefon dhe i shante me libër familje. A nuk ishte Rama që merrte në telefon drejtuesit e televizionit ku punoja më parë për statuset e mia dhe u thoshte ‘Po ky nuk është as i bukur’.

Sigurisht që Ramën nuk e vriste mosbukuria ime, por ato që unë mendoja dhe shkruaja për këtë. Sepse ndryshe nga ai unë nuk merrem me meshkuj që krenohen me allatet e përdala, as nuk ndaj gratë me burrat e kabinetit. Jam dhe jetoj për tjetër moral në këtë jetë.

Ndaj për t’u ndjerë krenarë dhe që të mos përfundojmë ne të sëmurë, duhet ta sëmurim ne këtë njeri.

Po si sëmuret?!

Duke i treguar që është një hiç, një mashtrues, një propagandues i përmjerë. Dhe sa më shumë tja përplasim në fytyrë këtë realitet, aq më shumë ai do dalë nga surealizmi i tij.

Sot ia doli tja çjerrë maskën Manjola Cakoni. E nxorri nga vetja dhe ai shkeli prapë në gafën kalbur e radhës.

Po ta bëjmë pak e nga pak, e sigurtë që deri më 25 prill Rama do katandiset në një copë muti poshtë këpucëve tona

Edi Rama Lajme Opinione

EMISIONET