Zbulohet thesari i Toskanës, 24 statuja bronzi të ruajtura nën tokë për 2300 vite

Zbulohet thesari i Toskanës, 24 statuja bronzi të ruajtura nën

"Një zbulim unik që mund të rishkruaje historinë". Nw Toskana janë nxjerrë nga balta e llixhave 24 statuja te lashta bronzi, e mijëra monedhave të epokës etrusko romane.

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi në Toskanë. Besohet se  datojnë që nga koha romake. Statujat u gjenden nën rrënojat me baltë në një zonë termale në komunën San Casciano dei Bagni, një qytet majë të kodrës në provincën e Sienës.

I shtrirë nën pellgun termal, djaloshi i ri duket sikur po fle ende. Pranë tij është Hygieia, perëndesha  e shëndetit e bija e Asklepit, me një gjarpër që i mbështjellë krahun.

Pak më tutje, i zhytur pjesërisht nën ujë është Apolloni dhe më pas hyjnitë të tjerë, fëmijë të tyre, perandorë, objekte, monedha. Thesari  është ruajtur për 2300 vite nga balta dhe uji i vluar i pellgjeve termale, në Toskanë.

Për ekspertët është një depozitë rituale që është izoluar e mbyllur enkas në atë kohë për t'i ruajtur këto statuja të shenjta nga ngjarjet, luftërat e kohës e për t'i mos i dëmtuar. Nga 24 statujat, punuar me mjeshtëri, 5 janë gati 1 metër të larta e të gjitha të konservuara  në gjendje perfekte.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik e më i madhi në Mesdhe i objekteve në bronz që sipas arkeologëve daton në periudhën II-I p.e.s.

Prej vitit 2007 kishin nisur gërmime arkeologjike me gjetjet e para e më  2018 një projekt arkeologjik promovuar nga rajoni i Toskanës dhe Ministria e Kulturës.

Një ekip prej 60 ekspertësh të arkeologjisë e historisë po punojnë për të studiuar statujat  qe janë dërguar në Institutin Qendror të Restaurimit për të kryer të gjithë analizimin e protokollimin e tyre.

Më pas do të pozicionohen në një muze të ri dedikuar kësaj gjetjeje, në një ndërtesë të XV në komunën San Casciana ku dhe u gjetën.

EMISIONET