Zbulohet imazhi i parë i vrimës së zezë në qendër të galaktikës "Rruga e Qumështit"

Zbulohet imazhi i parë i vrimës së zezë në qendër

Për herë të parë astronomët kanë kapur një imazh të vrimës së zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë.

Ky është vëzhgimi i parë i drejtpërdrejtë që konfirmon praninë e vrimës së zezë të njohur si Shigjetari A*, në zemrën e Rrugës së Qumështit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vrimat e zeza nuk lëshojnë dritë, por imazhi tregon hijen e vrimës së zezë të rrethuar nga një unazë e ndritshme.

Astronomët thanë se vrima e zezë është 4 milion herë më e madhe se Dielli.

"Për dekada, astronomët kanë pyetur veten se çfarë qëndron në zemër të galaktikës sonë, duke tërhequr yjet në orbita të ngushta përmes gravitetit të saj të jashtëzakonshëm. Ne e zmadhuam pamjen një mijë herë për ta parë atë më qartë", tha Michael Johnson, astrofizikan në Qendrën për Astrofizikë, raporton CNN.

Vrima e zezë ndodhet 27.000 vite dritë larg Tokës. Sistemi ynë diellor ndodhet në një nga krahët spirale të galaktikës, prandaj ne jemi kaq larg nga qendra galaktike.

 

EMISIONET