Zbulimi, vepra e piktorit të njohur që u admirua për 75 vjet është e varur me kokë poshtë

Zbulimi, vepra e piktorit të njohur që u admirua për 75 vjet

Një vepër e piktorit holandez Piet Mondrian është shfaqur në mënyrë të gabuar për dekada të tëra, por do të mbetet e tillë sepse ka të ngjarë të shembet nëse ripozicionohet.

Vepra "New York City I", e punuar nga Mondrian në vitin 1941, përbëhet nga shirita ngjitës të kuq, të verdhë, të zi dhe blu, horizontalisht dhe vertikalisht në telajo. Nuk ka firmën e tij, sepse e ka konsideruar veprën të paplotë.

Mondrian vdiq tre vjet më vonë.Piktura u ekspozua për herë të parë në vitin 1945 në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork.Që nga viti 1980 është ekspozuar në Dusseldorf, Gjermani.

Disa muaj më parë, kur një kuratore gjermane nisi të organizonte një ekspozitë të re për artistin holandez, vuri re se vepra ishte varur me kokë poshtë për kaq shumë vite.

Vijat horizontale duhet të bëhen “të trasha” në pjesën e sipërme të pikturës, aty ku duhet të jetë qielli, dhe jo në fund siç shihet sot.

Kuratorja thekson se një vepër e ngjashme e Mondrian, "New York City", e ekspozuar në Paris ka linjat "të trasha" në krye. 

Ndërkohë, një fotografi nga studioja e piktorit pak ditë pas vdekjes së tij në 1944 tregon punën në një kavalet me pjesën e "dendur" në anën e sipërme.

Por edhe nëse një gabim është bërë me të vërtetë dekada më parë, tani është pothuajse e pamundur të korrigjohet. Shiritat ngjitës janë liruar dhe nëse i kthejmë me kokë poshtë, puna do të shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme. 

EMISIONET