Za Fest mbyll edicionin në kalanë "Rozafa", mbrëmja madhështore në Shkodër

Me një mbrëmje madhështore në kalanë "Rozafa", simbolin e Shkodres, u mbyll edicioni i pestë i "Zafest".

Mbrëmja u hap me artistët Dina Busiç dhe Melita Ivkoviç, që sollën rrënjët arbereshe në këngët e tyre.

Ndërthurja e veçantë regjisoriale duke shfrytëzuar këndet e ndryshme të oborrit të kalasë, sollën interpretimet e aktorit të njohur Arben Bajraktaraj, që solli logun e burrave, ndërsa koreografi
Gentian Doda me frymëzim nga folku, ngjiti në skenë një pjesë baleti.

Gjithçka shpërtheu nën ritmet e Gjon's Tears, Barcelona Gipsy Ballkan dhe Vlashent Satës.

Pesë vite të mbyllura me sukses dhe plot surpriza e risi premton për edicionin e gjatë, drejtori artistik Vlashent Sata.

"Edicioni i gjashtë patjetër do të jetë në veri të Shqipërisë"

Artisti i ri Gjon's tears që bëri krenarë gjithë shqiptarët në Eurovizion 2021, , rrëfen emocionet e një ftese që kishte 3 vite që i ka mbërritur nga organizatorët.

"U ndjeva shumë mirë,Shqipëria më ka mbështetur"

Publiku e shijoi pa fund këtë natë, ku binin në sy miq nga të gjitha trojet shqipfolese dhe të ardhur nga jashtë.

Christian Steiner, ambasador i Austrise: “Jam shumë I lumtur të jem në Shkodër në këtë festival”

Rrugëtimi i këtij festivali sivjet ishte ndër më të veçantit, pasi nga Alpet zbriti në zemer të qytetit të Shkodres, duke filluar në Shirokë, për tu pasuar në zonën muzeale të "Gjuhadolit" dhe si qershi mbi tortë për ta përmbyllur ishte zgjedhur kështjella e lashtë e këtij qyteti.

Zafest është një nga patentat më të bukura të promovimit të Shkodres dhe Shqipërisë turistike.

EMISIONET