Xhubleta në UNESCO

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, njoftoi në facebook nga Maroku se pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Margariti tha se votimi ka qenë unanim.

"Një thesar që në vrullin e  kohës po rrezikonte dita-ditës të humbiste por ne nuk duhet të lejojmë që xhubleta të mbetet thjesht një relikë e së shkuarës.Me përfshirjen në këtë listë ajo do të ketë të gjithë mbështetjen jo vetëm të institucioneve tona por edhe atyre ndërkombëtare që do ta trajtojnë xhubletën si pasuri të gjithë njerëzimit" u shpreh Margariti.

Studiues dhe koleksionistë e vlerësojnë xhubletën si mbretëresha e kostumeve popullore shqiptare.

EMISIONET