Washington Post nuk i ka punët mirë. Pas largimit të Trump rënie të lexuesve, rezistojnë NYT e WSJ

Washington Post nuk i ka punët mirë. Pas largimit të Trump

Washington Post, gazeta në pronësi të miliarderit Jeff Bezos, parashikon reduktimin e qindra pozicioneve të punës në redaksi ndërsa parashikohet të ketë humbje të të ardhurave këtë vit, raportoi të martën (30 gusht) New York Times, duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Sipas New York Times llogaritë financiare të gazetës janë nën presion.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të ardhurat nga reklamat dixhitale të gjeneruara nga Washignton Post kanë rënë në afërsisht 70 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të vitit, 15 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, raportoi Times, duke cituar një dokument të brendshëm financiar që kishte shqyrtuar.

Washington Post nuk është e vetmja e prekur pas largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë. Shumë media të tjera po përjetojnë të njëjtin fenomen, me përjashtim të New York Times dhe Wall Street Journal, të cilat kanë parë një rritje të abonentëve që nga humbja e Trump, shkruan ANSA.

EMISIONET