Vila e Diktatorit si qendër arti/ Mëhilli: Nuk është shndërruar në një muze, por duhej të futej historia
Profesori dhe historiani i ‘Columbia University’, Elidor Mëhilli në një intervistë në Ora News u shpreh se vila e ish-diktatorit Enver Hoxha nuk është shndërruar në një muze por megjithatë duhej të futej historia.
Mëhilli: Ajo nuk është shndërruar në një muze siç e dimë të gjithë.
Pra nuk është bërë një muze atje por megjithatë duhej të futej historia.
Duhej të vinte historia, në të gjithë atë programin që u bë se kishte edhe muzikë jashtë.
Se u hap për publikun, për herë të parë duhet thënë pas 35 vjetësh.
Kishte muzikë, kishte performanca, kishte art.
Unë solla histori aty në programin e hapjes së vilës.
Sepse ai është një vend në atë hartën e vendeve të diktaturës ka qenë një vend i ndaluar për ne.