VIDEO/ Festivali vjetor ‘Winter Lights’, 12 vepra arti nga artistë nga e gjithë bota ndriçojnë Londrën
12 vepra të reja verbuese arti nga artistë nga e gjithë bota, janë vendosur në Londër për Festivalin vjetor Winter Lights. Dritat sollën një shkëlqim në kryeqytetin britanik gri dhe të ftohtë gjatë dimrit. Veprat e artit përfshinin tullumbace të mëdha me drita, vrima të zeza, mirazhe etj.
Festivali i këtij viti, i cili përfshin katër vepra arti që nuk janë parë më parë në Mbretërinë e Bashkuar, “eksploron cilësitë transformuese të artit dhe dritës, duke kombinuar realen me surrealen”, thanë organizatorët.
“Ne donim të krijonim diçka që është e bukur dhe për t’u admiruar, por në thelb është një mirazh dhe nuk mund t’i besohet. Dhe kjo është një analogji për vetë mediat sociale,” tha artistja Zara Pasfield.
Artistë nga e gjithë bota shfaqën instalacionet e tyre të frymëzuara nga prejardhjet e tyre të ndryshme. Artisti nga Bangladeshi Ruhul Abdin theksoi se ishte sfidë të tregonin histori nga brezat e mëparshëm.
“Një nga sfidat më të mëdha për ne ishte të tregonim histori nga brezat e mëparshëm, veçanërisht nënave dhe gjysheve tona që emigruan nga Bangladeshi këtu. Ishte e rëndësishme të kuptonim vështirësitë dhe betejat që kanë kaluar për të qenë këtu”
Festivali i dritave do të zgjasë deri më 1 shkurt dhe pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh.
@volga_londonstories ✨The Winter Light Festival 2025 in Canary Wharf, is a dazzling celebration of art, technology, and creativity, illuminating the heart of London’s financial district during the colder months. ⭐️This annual event transforms the area into an open-air gallery, with cutting-edge light installations, interactive art, and digital displays. The festival features an enchanting trail of 12 temporary installations and light artworks designed by artists from around the globe. ????As you wander through the displays, you’ll find yourself surrounded by vibrant colors and innovative designs that not only uplift the atmosphere but also help combat the January blues. ????21st of January to 1st of February ????Daily from 5 PM to 10 PM ????️Free to visit ????️A printed map will be provided ???? Canary Wharf’s Winter Lights festival, E14 5AB #londontiktok #londonhotspots #whattodoinlondon #londonart #dateideas #lonra #londres #visitlondon #londonlife #lightfestival #canarywharf #londontravel #placestovisit #experience ♬ Everything Works Out in the end instrumental - scars