Venusi "kubist" në Paris, vepra 28,000-vjeçare ekspozohet në Muzeun e Njerëzimit

Venusi “kubist”, një vepër 28,000-vjeçare është ekspozuar në Muzeun e Njerëzimit në Paris. Kuratorët e ekspozitës "Artet dhe parahistoria" me prezantimin e kësaj statuje të rrallë synojnë një audience të gjerë.

Venusi "kubist" në Paris, vepra 28,000-vjeçare ekspozohet

Venus of Lespugue, një "vepër kubiste" 28,000-vjeçare është ekspozuar në Muzeun e Njerëzimit në Paris.Vepra është klasifikuar si i përket kulturës Gravetiane, periudha e fundit e epokës së vjetër të gurit dhe daton afërsisht në 25,000 pes.

Venusi  është një statujë e një figure nudo femërore e zbuluar në vitin 1922 në shpellën Rideaux të Lespugue nga René de Saint-Périer (1877-1950).

Patrick Paillet, prehistorian dhe kurator shkencor i ekspozitës "Artet dhe parahistoria" thotë se vizitorët mund të admirojnë 'shpirtin' e veprës;

"Artet dhe Prehistoria" është një ekspozitë mbi artin prehistorik. Ideja është që të kemi një panoramë të artit prehistoric me veprat më të vjetra të ruajtura në botë, dhe gjithashtu një pamje më bashkëkohore, për të treguar frymëzimin e artistëve bashkëkohorë modernë nga këto krijime artistike parahistorike".

Aurélie Clemente-Ruiz, Drejtoreshë e “Musée de l'Homme” thotë se ekspozita synon arritjen e një audience të gjerë.

 “Është me të vërtetë një muze i drejtuar për të gjithë audiencën dhe ne duam t'u drejtohemi gjithashtu artdashësve që mund të vijnë dhe të vizitojnë këtë ekspozitë."

Afërdita e Lespugue konsiderohet një nga Venuset më emblematike që ekziston për shkak të formave të saj krejtësisht moderne, origjinale.

Është një vepër kubiste tepër frymëzuese. Pjesët e trupit të lidhura me pjellorinë dhe lindjen e fëmijëve janë theksuar, duke bërë që disa studiues të besojnë se Venusi dhe figura të tjera të ngjashme mund të jenë përdorur si fetishe fertiliteti.

EMISIONET