Venecia “përqafon” Ukrainën e Iranin, Festivali Ndërkombëtar i Filmit do të mbahet nga 31 gushti-10 shtator

Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka publikuar listën e filmave që synojnë çmimin e madh Luani i Artë 2022. Mes emrave u vu rë edhe pjesëmarrja në kandidim e prodhimeve të regjisorëve iranianë dhe ukrainas, si një formë mbështetje për artin dhe industrinë e kinematorgrafisë në kohën kur këto vende janë në luftë. Festivali do të mbahet nga data 31 gushti deri më 10 shtator.

Venecia “përqafon” Ukrainën e Iranin, Festivali

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia prezantoi listën e filmave që do konkurojnë këtë vit për çmimin e madh Luani i Artë.

Ashtu si çdo vit, yjet e kinematografisë, aktore, skenografë dhe regjisorë do të zbresin në Qytetin Antik, për të marrë pjesë në Festivalin e 79-të të filmit në Venecia.

Ndër titujt më të zhurmshëm për 2022-ishin janë filmi i Ana de Armas për Marilyn Monroe Blonde, Dramë psikologjike The Ëhale e Brendan Fraser e Darren Aronofsky dhe Dokumentari i fundit i Laura Poitras All the Beauty and the Bloodry.

Drejtori artistik i Venecias, Alberto Barbera, gjatë një konference për shtyp deklaroi se ky Festival është një dritare e hapur për botën dhe se padyshim do shkaktojë zhurmë.

Ai nuk harroi të mbështesë edhe regjisorët iranianë të persekutuar, dhe ukrainasit në luftë me Kremlinin, të cilët do të përfaqësohen me filmat respketivë.

Festivali i 79-të do të me një shfaqje të filmit të Netflix "White Noise". Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 31 gushti deri më 10 shtator 2022.

Qëllimi i këtij eventi është ndërgjegjësimi dhe promovimi i kinemasë ndërkombëtare në të gjitha format e saj si art, argëtim dhe si industri, në frymën e lirisë dhe të dialogut.

Festivali organizon gjithashtu retrospektiva dhe homazhe për figurat kryesore si një kontribut për një kuptim më të mirë të historisë së kinemasë.

EMISIONET