Vallja e Rrajcës triumfon në Festivalin e Folklorit e Paqes në Itali, për “Ora News” protagonistët rrëfejnë suksesin
Në Agropoli të Italisë, u zhvillua Festivali i Folklorit dhe Paqes, edicionin e 11-të të cilit e fitoi Ansambli i Bashkisë Prrenjas.
Vallja e famshme e Rrajcës nuk i ka lënë indiferentë të pranishmit, si dhe mediet e vendeve fqinje. Ansambli i Prrenjasit performoi disa valle, por ajo që u vlerësua nga juria ishte vallja e Rrajcës.
Festivali, tashmë i kthyer në traditë, ecën përpara në sajë të vlerave që promovon, paqes dhe marrëdhënieve ndërkulturore në rajon.
Organizatorët dhe protagonistët e këtij festivali thanë se mesazhi që ky aktivitet u jep të rinjve është se, pa kulturën dhe traditat të cilat janë rrënjët tona, nuk mund të vazhdohet përpara.
Përfaqësuesi i grupit të artistëve shqiptarë në Agropoli, njëherësh dhe Këshilltar në Bashkinë Prrenjas Ardit Facja, dhe Valter Hana, Koreograf i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Qendra Kulturore Prrenjas, u shprehën për “Ora News” se ndiheshin të nderuar të përfaqësonin Shqipërinë në këtë aktivitet, ku ata si grup i ri që janë, shkuan edhe për t’u argëtuar.
NDIQNI RRËFIMET E PROTAGONISTËVE TË KËTIJ SUKSESI NË STUDION E LAJMEVE NË “ORA NEWS”