''Vallëzim me Hënën'', libri më i fundit i Namik Dokles

“Vallezim me henen” eshte libri me i fundit i sjelle nga shkrimtari Namik Dokle, ne te cilen perfshihen 52 legjendat e Gorës, zonave te vendlindjes se tij ne Kukës.

‘’Është një legjendë e vjetër, madje ishte në humbje e sipër. Unë kisha dëgjuar fare pak për të dhe e kam shkruajtur dhe e kam botuar në një nga romanet e mia për Gorën.

Janë realisht tre romane për të cilat unë kam shfytëzuar herë pas here edhe traditat dhe zakonet e Gorës si dhe legjendat e Gorës’’, tha Dokle.

Autori tregon edhe frymezimin e hedhjes ne leter te ketyre gojedhenave.

‘’Në Madrid unë u njoha me një botuese, të një shtëpie botuese madrilene me të cilën qëndruam, biseduam dhe duke i treguar disa nga elementët e këtyrë legjendave, papritur ajo krejt papritur më tha se pse nuk i shkruan, unë do i botoja me shumë dëshirë’’,tha Dokle.

Karakteristike e vecante qe lidhet me legjenden e 3 vajzave qe vallezojne me henen,eshte ajo e lirizmit me shume sesa e epizmit

‘’Karakteristika që unë vej re në legjendat e Gorës është më shumë lirizmi sesa epizmi.

Tregojnë më shumë për dashurinë e djemve dhe të vajzave, dashurinë e ëngjëjve me vajzat e Gorës’’, tha Dokle.

Nje tjeter karakteristike e vecante e librit lidhet edhe me gjuhen qe flasin banoret e zones gorane,dhe si mundi ti mbijetoje kur ne asnje liber nuk shkruhej e mesohej.

Libri “Vallezim me henen” se shpejti pritet te botohet edhe ne gjuhen spanjolle per lexuesit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EMISIONET