Unaza-kërpudhë thyen rekord në “Guinness” për numrin më të madh të diamantëve, plot 24,679

Një unazë spektakolare në formë kërpudhe ka thyer rekordi botëror Guinness për numrin më të madh të diamantëve të vendosur në të. E krijuar nga një kompani me bazë në Indi, unaza mban plot 24,679 gurë të çmuar dhe vlerësohet rreth 95, 000 dollarë.

Unaza-kërpudhë thyen rekord në “Guinness” për

Nëse vetëm një diamant nuk mjafton, “SWA Diamonds” mund të ketë unazën e përsosur për ju.

Kompania e bizhuterive me bazë në Indi ka rrëmbyer titullin rekord botëror “Guinness” për numrin më të madh të diamantëve të vendosur në një unazë, e cila mban plot 24,679 gurë të çmuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Unaza spektakolare është projektuar duke imituar formën e një kërpudhë, sipas  Guinness World Records.

"Kërpudha përfaqëson pavdekshmërinë dhe jetëgjatësinë," tha në njoftim Abdul Gafur Anadiyan, drejtori menaxhues i “SWA Diamonds”.

Struktura e ndërlikuar e unazës u krijua duke derdhur arin e lëngshëm në një kallëp plastik për të formuar 41 petale unike të kërpudhave. Më pas, çdo petal është zbukuruar me dorë me diamante natyrale. Unaza peshon 340 gram dhe vlerësohet në rreth 95, 243 dollarë.

Një ekip gjeologësh të pavarur verifikuan unazën dhe rekordi botëror iu dha më 5 maj. Krijimi i frymëzuar nga kërpudhat ka pothuajse dyfishin e numrit të diamanteve sesa rekordi i mëparshëm.

Harshit Bansal mbante titullin në vitin 2020 me një dizajn lulesh të zbukuruar me 12,638 diamante.

EMISIONET