Turizmi arkeologjik/ Në Apoloni dhe Bylis shtohen vizitorët këtë vit, italianët dhe francezët më të interesuar

Veç turizmit bregdetar dhe malor Shqipëria ofron edhe një seri zonash arkeologjike që mund të vizitohen nga turistët. Apolonia dhe Bylisi janë dy zonat më të vizituara në Fier, ndërsa numri i vizitorëve është shtuar këtë vit.

Ky vit ka njohur një numër të lartë turistësh në parkun arkeologjik të Apolonisë dhe Bylisit krahasuar me një vit më parë.

“Po të shohim statistikat e ëtij viti, le të flasim se jemi më shumë se vitin 2021 , pra kemi tejkaluar vitin 2021 me numrin e vizitorëve, kurse duke e krahasuar me 2019 është më lartë se 2019. Kemi arritur shifra relativisht të mira.”

Sipas drejtoreshës Ornela Dyrmishaj ky vit ka njohur më shumë turistë familjarë sesa ata në grup ndërkohë që numrin më të lartë të vizitorëve e kanë pasur nga Italia dhe Franca.

“Vizitorët kanë qenë më të strukturuar sivjet, kanë qenë familjet e organizuara ose të themi familje që nuk e vizitojnë për herë të parë Shqipërinë."

Për të lehtësuar vizitueshmërinë e turistëve tashmë në dispozicion të tyre është vendosur edhe një aplikacion në përmjet të cilit vizitorët mund të shikojnë çdo monument bashkangjitur me shpjegimin përkatës.

“Gjithashtu edhe shpjegime të ndryshme nga ana historike duke qenë se edhe monumentet janë të diferencuara, shërbejnë për arritjen dhe gjetjen e monumenteve.”

Parku arkeologjik i Apolonisë dhe ai i Bylisit janë dy atraksionet turistike më të vizituara në qarkun e Fierit e ndërsa nga viti në vit ka një rritje të numrit të vizitorëve që duan ti shikojnë nga afër.

EMISIONET