Trupa e “Migjenit” të Shkodrës e pret publikun në piknik

Në Dajç të bregut të Bunës, Aty ku Ernest Koliqi shkroi tregimin "A ta laçë" 94 vjet më parë, e nisi takimin me publikun teatri "Migjeni" i Shkodrës.

Rrisi kjo formë komunikimi që nis pas muajve të vështirë që pandemia i shkaktoi artit.

Aktorët e presin publikun të ulur në piknik, brigjeve të lumit që ka simbolika të forta.

Aktorët e rinj erdhën natyrshëm në këtë pjesë ku nuk mungon tensioni dhe dinamika e shfaqjes, por paralelisht edhe filozofia e autorit e dramatizuar mjeshtërisht.

"E kemi shijuar shfaqen në maksimum dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur."

"Jam shumë i kënaqur me punën."

" Ernest Koloqi edhe pse atëherë në kohën e dikurshme i ka thënë ato gjëra, janë në baraspeshë dhe me kohën që jemi në tani."

Me këtë shfaqje teatri i Shkodrës nisi prezantimin e aktivitetit të titulluar “ Koliqiana”, një Festival kushtuar Ernest Koliqit i cili mund të lexohet edhe ndryshe në skenë.

"Vet shfaqja mban në vetvete një kuptim të jashtëzakonshëm në kuptimin e jetës, që edhe pas vdekjes për ne të krishterët e për të gjithë është mesazhi i ringjalljes të jetës së përtejme."

"Është shumë aktuale. Ka një mesazh shumë të fort dhe për mua kjo është një arritje."

Janë 6 shfaqje, tregime të dramatizuara  që do të shfaqen në mjedise të hapura jo vetëm të qytetit por edhe njësive administrative, duke bërë që këtë herë teatri të rrugëtojë tek publiku.

EMISIONET