Trashëgimia “Dior-Balenciaga”/ Ekspozita me 60 krijime e dy titanëve të modës në Nju Jork

Trashëgimia “Dior-Balenciaga”/ Ekspozita me 60 krijime e dy

Një ekspozitë që krijon dialog midis krijimeve të dy "titanëve" të modës: Christian Dior dhe Cristobal Balenciaga është çelur në Nju Jork.

Me mbi 60 krijime, ekspozita në Muzeun e Teknologjisë së Modës, tregon sesi dy shtëpitë evoluan gjatë shekujve. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Shpesh me një vështrim të shpejtë, është e vështirë të dallosh se kush ka bërë një kostum apo një fustan të veçantë kokteili”, shpjegon Patricia Mears, nëndrejtoresha e muzeut.

"Kjo ekspozitë nxjerr në pah punën e dy prej stilistëve më të rëndësishëm në shekullin e 20-të. Ata dominuan modën pas Luftës së Dytë Botërore dhe bënë shumë për të rikthyer në modë në Paris përparimin kulturor, modën femërore dhe atë luksoze pas kaq shumë privimi gjatë Depresionit dhe Luftës së Dytë Botërore" tha ajo.

Trashëgimia “Dior-Balenciaga”/ Ekspozita me 60 krijime e dy

Është hera e parë që krijimet e dy stilistëve vihen përballë. Ngjashmëria e linjave, vëllimeve, madje edhe teksturave, gjithçka konfirmon evolucionin në të njëjtin kontekst: Parisi i viteve ‘40 dhe ’50.

"Rëndësia e Dior dhe Balenciaga është kaq e madhe, ata ishin me të vërtetë titanë, ata ishin mbretër të modës dhe njerëzit ende i mbajnë mend mirë veshjet e tyre. Ata jo vetëm që ishin stilistët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të kohës së tyre, por janë gjithashtu shumë të rëndësishëm sot; aq shumë sa që krijuesit bashkëkohorë i shohin rregullisht për frymëzim.”

Ekspozita e titulluar “Dior + Balenciaga: mbretërit e modës dhe trashëgimia e tyre” mund të vizitohet deri më 6 nëntor.

EMISIONET