“Time 100”/ Nju Jork, elita e Hollivudit feston 100 njerëzit me ndikim të vitit

“Time 100”/ Nju Jork, elita e Hollivudit feston 100 njerëzit

Elita e Hollivudit parakaloi në tapetin e kuq në galanë vjetore të revistës që festoi 100 njerëzit më me ndikim të vitit. Yje si Zendaya, Andrew Garfield, Ariana DeBose, Miranda Lambert dhe shumë të tjerë morën pjesë në ngjarjen vjetore të revistës prestigjioze “Time”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Lista e 2022 përfshin disa nga personazhet më të famshëm, aktorët, sipërmarrësit, muzikantët dhe ikonat që kanë lënë gjurmë gjatë vitit të kaluar.

“Nuk e kam ëndërruar kurrë në një milion vjet që do të isha në një kopertinë të revistës ‘Time’, kjo do të thotë kaq shumë për mua”, thotë këngëtarja Mary J. Blige, e cila është vlerësuar një nga 100 njerëzit më me ndikim të Time të vitit 2022.

Ndërsa Jon Batiste, këngëtar dhe muzikant shprehet:

"Jam i lumtur që shpërndaj mirësinë, gëzimin dhe dashurinë. Këto janë gjërat që mund ta bëjnë atë të vlefshme."

Biokimistja dhe sudiuesja Katalin Karikó, e nderuar në Time100 përcolli një mesazh për gratë:

"Unë dua të tërheq vëmendjen e vajzave në të gjithë botën dhe t'i inkurajoj të zgjedhin shkencën nëse duan të argëtohen. Sepse, si profesion shkenca është një gjë shumë emocionuese."

Ndërsa Kryeredaktori dhe CEO i TIME, Edeard Felsenthal, shpjegon:

"Ne kemi kaluar një periudhë krizash të jashtëzakonshme: krizë shëndetësore, krizë demokracie, tani kemi një luftë në Evropë, krizë të pabarazisë ndaj kemi zgjedhur liderë që po na ndihmojnë të gjejmë një rrugëdalje."

Lista përfshin edhe liderë si presidentin amerikan Joe Biden, atë ukrainas Volodomir Zelenski, presidentin rus Vadimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE.

EMISIONET