Të preferuarat e Fidel Kastros, tradita e purove kubane

Purot kubane që dikur prodhoheshin për liderin e revolucionit Fidel Kastro, sot janë artikulli i dytë më i madh i eksportit të Kubës.  Materiali në vijim ju rrëfen traditën e purove kubane, të famshme në të gjithë botën.

Të preferuarat e Fidel Kastros, tradita e purove kubane

Purot kubane janë artikulli i dytë më i madh i eksportit të Kubës.

Prej vitesh vendi ruan traditën e prodhimit të dy prej purove më të famshme, vitola e preferuar e Fidel Kastros dhe një produkt Cohiba që prodhohet ende, megjithëse komandanti e la duhanin në vitin 1985, në moshën 59-vjeçare.

Një prej punëtoreve të fabrikës El Laguito, thotë se është krenare që trashëgon mjeshtërinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Më pëlqen të bëj duhan. Unë kam qenë këtu gjatë gjithë jetës sime sepse ky është art. Jo të gjithë dinë të bëjnë duhan, ashtu si jo të gjithë dinë të bëjnë një pikturë," u shpreh Orquídea González, teksa 60% e atyre që ndjekin traditën e kësaj bime janë gra.

Fabrika u inaugurua në vitin 1966, në Havanën perëndimore, për të bërë puro për liderin e Revolucionit, Fidel Castro dhe ato që ai u dhuronte liderëve të huaj.

Në këtë vend lindi Cohiba, marka më e hollë e duhanit kuban dhe emri i të cilit vjen nga fjala e përdorur nga Indianët “Taino”, për t'iu referuar gjetheve të duhanit të mbështjellë.

Vendi planifikon të prodhojë afërsish dy milionë puro në vitin 2022.

Eksporti i purove kubane u rrit 15% në vitin 2021, përkatësisht në 568 milionë dollarë, pavarësisht efekteve negative të pandemisë.

Sipas autoriteteve kubane, pesë tregjet kryesore për puro janë Spanja, Kina, Gjermania, Franca dhe Zvicra. Çmimi I tyre varjon nga 30 deri në 200 dollarë secila, si në Kubë ashtu edhe jashtë saj.

EMISIONET