"Tani janë përballë, të lirë, shkrimtari dhe lexuesi bashkë…" Vizar Zhiti u lirua nga burgu në ditën e lindjes së Kadaresë
Ky 28 janar, ditëlindja e shkrimtarit të madh Ismai Kadare, për Visar Zhitin kujton një tjetër moment të rëndësishëm.
Në këtë datë, vite më parë ai do të lirohej nga burgu, i dënuar 10 vjet heqje lirie për shkak të poezive të tij.
Po në këtë datë, 51 vjet më parë nga viti kur u lirua, lindi në Gjirokastër Ismail Kadare, që do të bëhej shkrimtari më i njohur ynë, me famë të përbotëshme.
"Desha të thosha se lexuesi i tij ka qenë dhe i persekutuar, jo vetëm metaforikisht, ku i ishin ndaluar të lexonte ç’do të donte, pra, dhe i burgosur, por dhe Kadare shkruante në një kohë kur letrave shqipe u hiqej dhe dënohej i vdekur vepra-epos e At’ Gjergj Fishtës" shkruan ai.
Por në një masakër të tillë u lejua të ngrihej Kadare.
"Romanet e tij kanë diçka prej feniksi, shpendit që ringjallej nga hiri. Vargmalin e veprës së tij të plotë e risolli botuesi “Onufri”, më mirë se kurrë. Tani janë përballë, të lirë, shkrimtari dhe lexuesi bashkë…"