Superhëna luleshtrydhe/ Fenomeni do të ndodhë edhe dy herë të tjera në vitin 2022

Superhëna luleshtrydhe/ Fenomeni do të ndodhë edhe dy herë

Mbrëmjen e së martës u shënua superhëna e dytë e vitit, e cila ndriçoi qiejt e shumë vendeve të botës. 

E quajtur ndryshe superhëna luleshtrydhe, origjina e pseudonimit vjen nga fiset indigjene amerikane në Shtetet e Bashkuara. Hëna e plotë e qershorit quhej hëna e luleshtrydheve pasi përkon me pjekjen e frutit në qershor.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas “Old Farmers Almanac”, u quajt kështu pasi orbita e hënës është më afër Tokës, duke e bërë atë të duket më e madhe dhe më e shndritshme se një hënë e plotë e rregullt.

Superhena ofroi për njerëzit një pamje të mrekullueshme në dhjetëra kryeqytete të botës.

Termi "superhëna" përmendet  në vitin 1979. Në Evropë, nga ana tjetër, njihet edhe me nofkën “Hëna e Trëndafilit” për nder të periudhës në të cilën lulëzojnë lulet shumëngjyrëshe.

Data e radhës për një tjetër superhënë në kalendar është në fakt ajo e së mërkurës së 13 korrikut, kur trupi qiellor i ndritshëm do të kalojë edhe më afër nesh.

Dhe supërhëna e fundit e 2022 do të shënohet të premten e 12 gushtit.

EMISIONET