Stolitë e artit të shenjtë të argjendarit italian Valadier në Katedralen e Nikaraguas

Stolitë e artit të shenjtë të argjendarit italian Valadier

Stoli të artit të shenjtë nga argjendari i njohur italian Luigi Valadier (1726-1785) që besohej se ishin të humbura në Meksikë u gjetën në Katedralen e Leon, Nikaragua.

Dymbëdhjetë shandan, dy monstranca, një kupë, një ciborium dhe nëntë relike, duke përfshirë Lignum Crucis, janë veprat e argjendarit Luigi Valadier. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas vëzhgimeve të para të studiuesit dhe kritikut të artit amerikan Xavier Salomon, drejtuar autoriteteve të Dioqezës së Leonit.

"Salomon, i cili po bën hetimet, gjeti (në katedrale) pjesë që kanë shenjat dalluese të stilistit Valadier," konfirmoi Néstor Velázquez, zëdhënësi i shtypit për Dioqezën e Leonit.

“Besohej se këto objekte të shenjta të bëra nga Valadier kishin humbur diku në Meksikë, ku ishin dërguar dhe sot zbulohet se gjatë këtyre shekujve janë gjetur duke shërbyer dhe nxjerrë në pah kremtimet liturgjike dhe stolitë e bazilikës sonë të famshme" tha ai.

“Të gjitha këto objekte të shenjta janë pjesë e thesareve që i përkasin Katedrales së Leonit”, e njohur edhe si Katedralja e Fjetjes së Virgjëreshës së Bekuar, e cila u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 2011.

Salomon mbërriti në Nikaragua përmes negociatave me Selinë e Shenjtë, për të zbuluar dhe studiuar xhevahiret e "argjendarit të famshëm italian Luigi Valadier", shpjegoi Kryedioqeza.

Argjendari italian ishte një nga figurat më të spikatura në artin dekorativ, krijoi vepra mbresëlënëse me ar, argjend, gurë të çmuar, dru apo xham.

Ai ishte gjithashtu një nga artistët më të kërkuar nga papët, aristokratët dhe anëtarët e familjeve mbretërore të kohës së tij.

Salomon, ndërkohë, është një studiues i njohur i artit, që aktualisht shërben si Zëvendës Drejtor i Muzeut Frick dhe kurator në Departamentin e Pikturave Evropiane në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

EMISIONET