SPECIALE/ "Ec e Ec" këngë e valle arbëreshe në Festivalin më të madh Europian të Muzikës Popullore

Një event unik do të mbahet sot në rajonin e Puglias në Itali, "Nata e Tarantës", Festival më i madh europian i Muzikës popullore, ku do të këndohet e kërcehet dhe në gjuhën antike shqipe, arbëreshë.

Ky Festival që sivjet feston 25 vjetorin e tij, evokon vallet, këngët, traditën e historinë e shumë kulturave që kanë përfshirë këtë teritor ku sot gjen të pozicionuar dhe katër komuna arbëreshe me rreth 13 mijë banorë, si dhe mbi 22 mijë emigrantë shqiptarë që në këto tre dekada jetojnë e punojnë në këtë tokë përballë brigjeve të bregdetit shqiptar.

E Puglia, rajoni më i afërt italian me Shqipërinë, ishte vendi i parë i mikpritjes së shqiptarëve arbëreshë të shek XV që pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, gjetën mikpritje në këtë tokë jugore italiane, ku ngritën katundet e tyre, që dhe sot ruajnë historinë shqiptare e i shqiptarëve të eksodit të madh pas '90.

Në "Natën e Taranta-s", përballë një publiku që për organizatorët pritet të mikpres mbi 150 mijë spektatorës e në një skene të ngritur në natyrën e mrekullueshme të komunës Melpignano në provincën e Lecces, do të përformojnë artistë ndërkombëtar si Stromae i cili në këngën e tij më të njohur "Alors on danse" ka gjetur fijet lidhëse me muzikën popullore pugliese, e këngëtarët më të mirë italianë të momentit si Elodie, Marco Mengoni, Samuele Bersani e Madame, një nga këngëtaret e reja më popullore rap të sukseshme për momentin sidomos për të rinjtë e cila vesh në këtë natë dhe rolin e prezantueses.

E këngëtarja Madame, do të jetë për shqiptarët, supriza e këtij eventi, pasi mbi bazën muzikore të këngës së njohur arbëreshe Ec Ec, ka shkruar vargje të rimuara në gjuhën italiane.

Kënga arbëreshe që është një himn ndaj dashurisë e vdekjes në rrëfimin e historisë së një vajze arbëreshe këndohet në versionin e saj origjinal nga këngëtari i Orkestrës Popullore të Natës së Tarantës, Salvatore Cavallo Galeanda, të cilit do t'i bashkohen rimat e muzikës moderne të këngëtares Madame.

"Ec ec nde mëma jote (shko shko të nëna jote)

E strati të bëtë të japi (e kërkoi shtrat)

E ndë shtra nëng nga të pënzosh (por mos mendo për shtratin)

Pënzo mua se me katë martosh (Mendo për mua që do më martohesh)

Cë nëng do të më martosh (Nëse nuk do të martosh)

Lis të qupëve të bëtë ngradosh" (pema e lisit do të jetë fati im)

Për RTV Ora e Ora News, mjeshtri artistik i këtij Festiali artisit Dardust. thotë se zgjedhja e kësaj kënge arbëreshe i është sygjeruar nga orkestra popullore

"Është një këngë që të rrëmben me domethënien e saj, me vargjet e muzikën. Është një këngë mjaft ritmike,  mjaft e ndezur e së bashku me Madame idea jonë ishte t'i japim aktualitet, t'i japim një tjetër pamje, që merr të njëjtën temë të "Ec Ec" por me një vizion më të butë, më emocionuese. Vargjet e rimuara të Madame i japin një aspekt më pozitiv kësaj kënge antike."

Konferenca e shtypit e prezantimit të Festivalit Europiam më të madh të Muzikës Popullore Europiane, ishte një tjetër suprizë e këndshme shqiptare, pasi u mbajt në një rezidencë historike në qytezës së Melpignanos, ndërtuar nga markezi i familjes shqiptare arbëreshe Kastriota, i cili dhe pse dy shekuj pas, ruan të njëtin emër të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriota Skandeberg.

Ndërtuar më 1636, nga Markezi Gjergj Kastriota Skanderbeg, trashëgimtarët etij ia dhuruan komunës së Melpignanos për ta shndërruar në një qëndër mikpritje të eventeve a aktiviteteve artistike të teritorit.

Në "Natën e Taranta-s", gjen përmes folklorit, muzikës, balleve, këngëve, instrumentave, riteve fijet lidhëse historike të Puglias me Shqipërinë.

Për RTV Ora e Ora News, Guvernatori i rajonit të Puglias, Michele Emiliano shprehet "Gjithmonë e përherë lidhja me Shqipërinë është shumë e fortë si dhe me komunat arbëreshe në territorin tonë që janë ruajtës të mirë të muzikës e traditës popullore. Ky ritëm mesdhetare që bashkon shumë tipologji muzikore folk. Shqipëria e Puglia janë motra për shumë motive të ndryshme e janë motra dhe në muzikë.

E pse jo mund ta shohim një ditë këtë Festival të mbërrij dhe në Shqipëri?

"Pse jo, thotë Guvernatori Emiljano. Së bashku me Shqipërinë organizojmë shumë evente muzikore dhe mund të jetë majft bukur të sjellës Natën e Tarantës dhe në Shqipëri."

Gjatë konferencës prezantuese të këtij eventi unik, Guvernatori i Puglias tregoi se sa herë që Shqipëria ka një problem të madh sic ishte rasti i tërmetit thërret në ndihmë Puglian e po ashtu sa herë që Puglia ka nevojë për ndihmë thërret Shqipërinë. Dhe pse janë dy vende të ndryshme, janë mjaft të lidhura me njëra tjetrën, tha ai e komunat arbëreshe janë mjaft të cmuara për territorin, u shpreh ai.

Dajre, daulle, saks, violina, organo elektronike e instrumente DJ me një ritëm mizkor që kapërcen 100 rrahje në minutë, krijojnë një spektakël unik që përfshin në vallëzim gjithë publikun. E shkuara dhe e sotmja përcjellin një rrëfim historik dhe përmes videove në mega ekranet skenike e një skenografike shumëngjyrëshe që rrethon skenën në një kornizë prej 600 metra katrorë drita motivesh popullore.

Edicioni i 25 i këtij Festiali Popullor, është bazuar në një punë hulumtuese të folklorit të këtij territori, në inovacionin muzikorë por dhe në ekonominë ekologjike që janë fjalët celës të Natës së Tarantës 2022.

E ky Festival nuk do të ishte kaq unik pa virtuozitetin e Orkestrës Popullore e të trupës së baletit që përformojnë me kostume të realizuara nga Akademia Salentine e nga stilistët më të mirë të modës e bizhuterisë në këtë rajon.

Ec e Ec këndon kënga arbëreshe e Nata e Tarantës ecën e sjell vit pas viti shifra të jashtëzakoshme për turizmin e Puglias. Artistë, muzikantë, të apasionuar pas folklorit, të rinj që afrohen cdo ditë e më shumë me rrënjët historike të vendlindjes sës tyre, e turistë nga e gjithë bota që mbërrijnë në Lecce për të dëgjuar dhe këngët shqiptare arvëreshe.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET