SOT NË DATËLINDJEN E MJESHTRIT/ Aleksandër Moisiu, aktori i madh i skenave europiane

SOT NË DATËLINDJEN E MJESHTRIT/ Aleksandër Moisiu, aktori i madh

Më 2 prill të vitit 1879 lindi në Trieste aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Moisiu performoi në skenën austriake ku mishëroi role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri tek bashkëkohësit.

Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si figurant në skenën e Burgtheatër.

Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit.

Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore. Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 23 mars të vitit 1935, në Vjenë.

SOT NË DATËLINDJEN E MJESHTRIT/ Aleksandër Moisiu, aktori i madh

EMISIONET