Si u zbulua Tutankhamun? Egjiptologët përpiqen të rimarrin historinë e tyre, kontribuam dhe ne

Një shekull pas zbulimit të sarkofagut të Tutankhamunit nga arkeologu britanik Howard Carter, egjiptologët kërkojnë të njihen kontributet e tyre në zbulimin dhe dokumentimin e qytetërimit  të vjetër egjiptian. Ata këkrojnë të kthehen në Egjipt, artefaktet e vjedhura që sot ekszpozohen në muzetë evropianë si Guri i Rozetës dhe busti i Nefertitit.

Si u zbulua Tutankhamun? Egjiptologët përpiqen të rimarrin

Në një nga fotot më ikonike të shekullit të 20-të shihet arkeologu britanik Howard Carter duke inspektuar sarkofagun e Tutankhamun në vitin 1922, ndërsa një anëtar egjiptian i ekipit të tij qendron I ulur aty pranë, i mbuluar në hije.

"Fatkeqësisht, disa kolegë (egjiptologë) vazhdojnë të thonë se punëtorët egjiptianë ishin të shtypur dhe punonin në kushte shumë të këqija, dhe marrëdhënia (midis punëtorëve egjiptianë dhe misionit të huaj) ishte kolonializëm. Fjala kolonializëm përdoret shpesh tani" shprehet egjiptologia, Fatma Keshk.

Artefaktet e vjedhura ekszpozohen sot në muzetë evropianë dhe kjo penalizon studiuesit vendas.

"Ne gjithashtu humbëm diçka të vlefshme; arkivat e gërmimeve (të Tutankhamunit). Ata shkuan në Institutin Griffith për Egjiptologjinë në Universitetin e Oksfordit të Britanisë. Kjo është një gjë e rëndësishme. Që unë të botoj një pjesë shkencore mbi Tutankhamun, duhet të kem arkivat," tha Monica Hanna, Dekane e Kolegjit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Asëan.

Në 200 vjetorin e deshifrimit të Gurit të Rozetës që zhbllokoi hieroglifët e lashtë, arkeologu Zahi Hawass, apelon:

"Unë ende insistoj që Guri i Rosetës duhet të kthehet në Egjipt, busti i mbretëreshës Nefertiti dhe Zodiaku [Dendera] gjithashtu, i cili shfaqet në Luvër. Sepse, para së gjithash, këto janë objekte unike, shtëpia e tyre duhet të jetë në Egjipt, jo në Gjermani, Angli apo Francë”.

"Guri i Rosetës u vodh . Franca e mori dhe e dërgoi si dhuratë, ilegalisht, në Angli. Ajo është ikona e antikiteteve egjiptiane. Së dyti, Nefertiti... Unë vërtetova me të gjitha mjetet, se busti i saj u largua nga Egjipti, në mënyrë të paligjshme”.

Sipas studiuesve, arkeologët e huaj fitojnë të drejtën e autorit, botojnë librat e tyre, botojnë burime dhe i shesin; japin gjithashtu leksione, ndryshe nga egjiptianët që nuk morën asnjë përfitim shkencor, vetëm një përfitim financiar.

Ndaj ata kërkojnë të njihen kontributet e tyre në zbulimin dhe dokumentimin e qytetërimit  të vjetër egjiptian.

EMISIONET