Si arritën deri në skenën e madhe të America's Got Talent? Artani: Kishin parë numrat tanë dhe na ftuan ata

Si arritën deri në skenën e madhe të America's Got

Vëllezërit akrobatë Balla, që na bënë krenarë me suksesin e tyre në audicionet e America's Got Talent, kanë zbuluar për "Ditë e Re" në RTV Ora se si ata arritën deri në skenën e talenteve amerikane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Arjola Shehu: Artan si arritët të bëheshit pjesë e America's Got Talent (AGT):

Artan Balla: Dëshira për të mbërritur në AGT është besoj dëshirë e gjithkujt që do të shfaqi talentin e tij. AGT është një dritare shumë e mirë për ne. Ata vetë e kishin parë talentin tonë në cirk, që Amerika e vlerëson shumë. 

Ata na kishin parë, edhe numrat që ne kishim bërë dhe na kontaktuan për të qenë pjesë e audicioneve. Ne kishim plan të merrnim pjesë që në 2019, por u shty nga pandemia për këtë vit.

Për ne ka qenë një ëndërr që më parë të ishim pjesë e saj.

Pavarësisht pjesmarrjes në një kompeticion kaq të madh si AGT, ata shprehen se publiku shqiptar është diferenca më e madhe gjatë konkurimit, pavarësisht mundësive dhe dyerëve që të hapen pas pjesmarrjes në konkurse të tilla.

EMISIONET