Shuhet “Penelope”/ Aktorja me origjinë shqiptare, Irene Papas vdes në moshën 96-vjeçare

Irene Papas, e njohur për intepretimin e saj në rolin e Penelopës, filmin “Odiseu” së bashku me aktorin Bekim Fehmiu, u shua në moshën 96-vjeçare. E njohur në të gjithë botën dhe e vlerësuar më shumë çmime, origjina e saj shqiptare ka ngjallur gjithnjë debate.

Shuhet “Penelope”/ Aktorja me origjinë shqiptare, Irene Papas

Irene Papas, aktorja me origjinë shqiptare që arriti famë botërore u shua në moshën 96-vjecare. Edhe pse grekët e kanë ruajtur me fanatizëm, origjina e saj nga Epiri me baba shqiptar, është faktuar edhe nga studiues grekë, me emrin Irene Leleku.

Ikonë e kinematografisë në vitet 1960, origjinën e saj shqiptare e ka përmendur edhe studiuesi i kinemasë Abaz Hoxha në librin “Shqiptarët në kinematografinë botërore”.

Papas ka intepretuar në rreth 90 filma nga Amerika në Francë, nga Anglia në Itali, nën drejtimin e regjisorëve të njohur. Roli i saj më i spikatur është ai i Penelope, në filmin “Odiseu” së bashku me aktorin nga Kosova, Bekim Fehmiu. Nga te dhenat e dokumentuara prej studiuesve, mesohet se në shehxhirim at ate kanë komunikuar në gjuhën shqipe.

Me interpretimin në filma si "Z", "Zorba the Greek" dhe "The Guns of Navarone", fitoi vlerësimin më të madh të karrierës së saj duke luajtur heroinat e tragjedive greke, si atë të Elektrës, Klitemestrës, Antigonës, perandoreshës Teodora, Katerina e Aragonës.

Ajo e ngriti veten në rangun e “yjeve “ të kinemasë botërore jo vetëm nga paraqitja, por kryesisht saj mjeshtërisë artistike.

Për interpretimet në kinema dhe në teatër Iren Papas është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si: Aktorja më e mirë per rolin e Elektrës , me çmimin e karrierës nga” Madrid National Arts Institution, 2000”; U nderua me titullin e nderit si “Gruaja e Evropës” një vleresim që u jepet grave që kanë kontribuar në civilizimin evropian.

Irene Papas ka regjistruar edhe disa disqe që kanë marrë statusin e muzikës klasike greke. Ato saj janë titulluar “Ode dhe Rapsodi” dhe përmbajnë 15 këngë dhe himne, që janë bërë shumë popullore.

EMISIONET