Shuhet kineasti i madh shqiptar, Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqiptar "Tana"

Shuhet kineasti i madh shqiptar, Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare, kineasti i madh shqiptar Kristaq Dhamo.

Ai mbylli sytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Regjisori i madh shqiptar lindi më 20 Prill 1933, në Fier.

Mbaroi studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari.

Kur u kthye filloi të punojë në Film Studio “Shqipëria e Re", ku realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana"(1958).

Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale.

Në 1979 i është dhënë titulli "Artist i merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit". Në festivalin e XI-të të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.

Në korrik të 2021 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin:

“Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë shtetëror për kontributin e çmuar si regjisori i filmit të parë artistik në historinë e kinematografisë shqiptare dhe autori i shumë filmave me vlera të mëdha artistike. Me mirënjohje për meritat e mëdha si udhëheqës artistik i Kinostudios ‘Shqipëria e Re’, pedagog i një plejade regjisorësh të rinj dhe përfaqësimin e denjë të kinematografisë shqiptare në arenën ndërkombëtare”.

Shuhet kineasti i madh shqiptar, Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të

Ai la në pikëllim të thellë gruan e tij të sëmurë, studjuesen Prof. Dhorka Dhamo dhe dy vajzat Rudina e Delina. I përjetshëm kujtimi dhe kontributi i tij në fushën e kinematografisë e artit shqiptar!

Producenti Ilir Butka ka zbuluar korrespondencën e pak muajve më parë me kineastin me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij.

Postimi i plotë i Ilir Butkës

R.I.P. KRISTAQ DHAMO

Me rastin e pervjetorit te ditelindjes se tij disa muaj me pare, e urova nepermjet nje mesazhi:

I dashur Profesor, edhe 100 te tjera ju uroj! Gezuar dhe perqafime!

Me ktheu pergjigje:

I dashur Ilir, te falenderoj shume per urimet por desha te te pyes: cte bej me ato 100 vite? Me duken pak si shum, a po me jep edhe ndonje keshille si ti kaloj?! Me ka marre malli per bisedat e besedat e bera me ty. Te uroj shendet e pasion te perhershem krijues,

Kishte te drejte, por u mundova me ane te nje mesazhi me te gjate ti shpreh gjithcka nuk mund te thote ne fakt nje nje urim rutine ne kesi rastesh:

Ndonjehere ne urime te tilla ne shprehim ne menyre te pavullneteshme deshiren tone per te mbajtur ne kete jete te aferm, miq, personazhe qe i admirojme si shprehje e egoizmit tone. Ne ndjejme qe ata na perkasin dhe nuk duam ti humbim. Eshte nga ato rastet e rralla kur ndjenja e perkatesise nuk demton askend perkundrazi ndihmon jo vetem personazhin e admiruar por edhe admiruesit e tjere te tij, qe te gezojne ekzistencen e te preferuarit te tyre. Pra eshte nje perjetim jo personal qe ndahet midis shume njerezve. Duket sikur deshirat e tyre, si fije te padukshme mbajne ne jete dashurine e tyre te perbashket.

Urimi per 100 vite eshte nje konvencion per te treguar nje maksimum, me te cilen si duket eshte limituar adn-ja njerezore. Ju pyesni: cte bej me ato vite?

Jam i bindur qe ju do te dini cte beni me to sikunder ka ndodhur me vitet e jetes tuaj.

Njerezit krijues si ju jetojne jashte dimensioneve konvencionale ne hapesire dhe kohe ndaj dine te mire administrojne limitin qe na eshte imponuar padrejtesisht.

Do te doja te takoheshim dhe te bisedonim gjate.

Ju perqafoj fort.

Pas kesaj me telefonoi dhe folem gjate.

Ky ishte komunikimi yne i fundit.

Uroj te prehesh ne paqe profesor i dashur!

Shuhet kineasti i madh shqiptar, Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të

EMISIONET